Teksa pritej që “luanët” e Galatasaray të shpëtonin qoftë edhe 1 pikë nga përballja tejet e vështirë ndaj “bavarezëve” të Bayern Munich, këta të fundit kanë arritur të gjejnë sërish rrugën drejt avantazhit.
Një aksion model i djemve të Thomas Tuchel finalizohet më së miri nga “bomberi” Harry Kane, i cili pas një asistimi të marokenit, Noussair Mazaroui dërgon topin bukur në portën e uruguajanit Muslera. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: