Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, ka shënuar një supergol sot në La Liga. 24-vjeçari i dha avantazhin skuadrës së Levantes në transfertën ndaj Real Sociedad, duke mposhtur portierin vendas me një parabolë të bukur.
Edhe pse ekzekutimi ishte i shkëlqyer nga mesfushori, aksioni i Levantes ka meritë absolute. Pasi rikuperojnë një top në mesfushë, miqtë bënë një aksion model, me pasime të shkurtra dhe me vetëm një prekje. Në fund, Bardhi del i vetëm përballë portierit dhe me një parabolë “alla-Messi”, ndëshkon gardianin Remiro./abcnews.al
La Liga, java 11
Real Sociedad – Levante 0-1
Bardhi 24′