Paolo Dybala ka zhbllokuar rezultatin e takimit mes Juventusit dhe Milanit, në minutën e 77-të. Sulmuesi argjentinas erdhi nga stoli për të kaluar në avantazh “Zonjën e Vjetër”, përballë një Milani luftarak.
Sarri i befasoi të gjithë kur largoi Cristiano Ronaldon në minutën e 55-të, për të aktivizuar Dybalan, por zgjedhja e trajnerit italian u shpërblye. Një aksion i bukur i Douglas Costa dhe kombinimet e shkëlqyera mes Higuain e Dybala solli golin e parë të sfidës./abcnews.al
Serie A, java 12
Juventus – Milan 1-0
Dybala 77′