Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksion antikanabis në Lezhë, policia i vë flakën parcelës, arreston autorin dhe nis hetimin për kryeplakun

schedule12:20 - 24 Qershor, 2022

schedule 12:20 - 24 Qershor, 2022

Një aksion antikanabis ka çuar në gjetjen dhe asgjësimin e bimëve narkotike të dyshuara cannabis sativa në Lezhë.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale dhe ka vënë nën hetim kryeplakun e fshatit për shpërdorim detyre.

“Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last Day” , në fshatin Kallmet, rrethi Lezhë, në pronën e shtetasit Z. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”m bën me dije policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Z. G., i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Sh., banues në Kallmet, me detyrë kryetar i fshatit Kallmet, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!