Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Elbasan, në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i luleve”.
Gazetarja e ABC News, Edisona Skënderi raporton se në aksident janë përfshirë një automjet tip “BMW” që drejtohej nga një 24-vjeçar dhe një motor.
Paraprakisht bëhet me dije se i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit, një 29-vjeÖar i cili punonte si shpërndarës picash.
Shoferi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i lënduari po transportohet në spital./abcnews.al