5 viktima dhe 60 të plagosur janë regjistruar si shkak i një aksidenti tragjik në Pensilvani, në SHBA.
Mediat e huaja shkruajnë se ishte pikërisht autobusi me pasagjerë i cili humbi kontrollin dhe më pas u përmbys duke marrë para tre trailera si dhe një autoveturë.
Dy prej viktimave janë shoferë ndërsa tre të tjerë mësohet nga mediat amerikane se ishin nga Nju Jorku. Jaremy Vazquez, 9 vjeç, Eileen Zelis Aria, 35 vjeç dhe Shang Quing Feng, 58 vjeç kanë mbetur të vdekur nga aksidenti.