Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Shëngjinit.
Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se një automjet tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi Mark Gjini, ka përplasur motorin që drejtohej nga Agostin Zefi, ku ky i fundit mbeti i plagosur.
Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

