Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, një i lënduar

schedule15:54 - 21 Shkurt, 2026

schedule 15:54 - 21 Shkurt, 2026

Një makinë u përplas me një motor në dalje drejt superstradës pranë Ishull Lezhës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore ndërsa policia nisi hetimet.

Nga të dhënat paraprake motori po lëvizte në drejtim të Lezhes ndërsa autovetura që lëvizte nga Lezha po tentonte të hynte në rrugën dalëse për në superstrade kur u përplas me motorin.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohe që vijojnë hetimet.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!