Vendi i njohur si kthesa e Murrashit është një ndër pikat më problematike për aksidentet rrugore në aksin Elbasan-Librazhd. Bëhet fjalë për një zonë ku ka aksidente thuajse çdo 2-3 ditë.
Gjatë ditës së sotme, pikërisht në këtë vend janë përplasur dy kamionë dhe dy autovetura duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz.
Shkak për aksidentin duket se është bërë rruga e ngushtë ku dy kamionët nuk kanë mundur të shkëmbehen duke marrë para edhe makinat që ishin aty pranë.
Tre ditë më parë, në të njëjtin vend u përplasen dy autovetura dhe një furgon që tranportonte udhëtarë. /abcnews.al