Sergio Aguero është një golashënues i lindur. Ylli argjentinas është padiskutim një nga lojtarët më të mirë në historinë e Manchester City, madje, Kun është dhe golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për “Cityzens”.
Sot, në takimin kundër Southampton, i vlefshëm për EFL Cup, Aguero luajti ndeshjen e tij të 350-të për Manchester City. Në këtë sfidë jubilare, Aguero shënoi sërish. Në minutën e 28-të, argjentinasi përfiton mjaft mirë nga një top i mbetur në zonë, për të shënuar golin e dytë për Manchester City.
Me këtë gol, Aguero u ngjit në kuotën e 243 golave në të gjitha kompeticionet për “Cityzens”, absolutisht një legjendë e klubit anglez./abcnews.al

