VIDEO/ Adoleshenti australian zgjidh kubin e Rubikut për 12 sekonda me sy të lidhur

schedule15:39 - 13 Tetor, 2023

schedule 15:39 - 13 Tetor, 2023

Një 14-vjeçar australian theu një rekord botëror duke zgjidhur një kub të Rubikut 3-3-3 në 12 sekonda ndërsa i kishte sytë të lidhur.

Charlie Eggins arriti suksesin në raundin e dytë në Australian Nationals 2023, ku ai mbaroi në 0,68 sekonda diferencë nga koha e regjistruar nga ish-rekordmeni Tommy Cherry në janar 2023.

“Nuk e prisja që të zgjidhej dhe isha shumë i lumtur që arrita rekordin botëror”, tha Eggins për Guinness World Records. “Unë ende nuk mund ta besoj!”

Eggins përfundoi duke fituar konkursin me një kohë mesatare të zgjidhjes prej 17.47 sekondash.

Adoleshenti tha se së pari mësoi se si të zgjidhte kube me sy të lidhur në vitin 2020 dhe që atëherë ka shpenzuar “qindra orë” duke praktikuar këtë aftësi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!