Është një nga momentet më të kontestuara të finales së Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit , episodi që ndezi zemërimin e Massimiliano Allegrit dhe që e çoi atë në një reagim që më pas u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa kujtojmë se dje tekniku i “Zonjës së Vjetër” u pezullua me një ndeshje dhe u gjobit.
Trajneri i Juventusit ishte i bindur se kishte marrë një goditje nga një pjestarë i stafit të “Nerazzurrëve”. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se si ndihmësi i Inzaghit, Mario Ceki, teksa po kthehet në pankinë pengohet me Alegrin dhe e godet.
Trajneri bardhezi mendon se gjesti ka qenë i qëllimshëm dhe keqdashës, për këtë arsye ai e ofendoi. Në këtë moment Ceki reagon ndaj tij dhe Maks shkon drejt pankinës së Interit.
Mario Cecchi, assistente di #Inzaghi, incrocia #Allegri. I due si sfiorano. Cecchi chiede scusa.
Eccolo qui il “calcio” subìto da #Allegri. pic.twitter.com/4BJNZtbOnd
— Fabrizio Biasin (@FBiasin) May 13, 2022
/f.a/abcnews.al