Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara për ABC News nga ambientet e jashtme të banesës ku drejtori i burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa kishte kultivuar 4 mijë rrënjë kanabis.
Gazetarja e ABC News Edisona Skënderi ndodhet në fshatin Kurtaj ku siç shihet edhe nga pamjet ekskluzive fshati eshte i “blinduar” nga forca të shumta policie.
Sipas informacioneve të policisë, Hasa është shpallur në kërkim. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi pezullimin e Hasës nga detyra deri në zbardhjen e plotë të rastit.


