Në ndeshjen e Seria A mes Venezias dhe Salernitana, kur rezultati ishte 1-1 ndodhi një episod me njërin nga lojtarët e Venezias.
Vetëm 7 minuta pasi hyri në lojë në pjesën e dytë lojtari Ethan Ampadu ndëshkohet me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.
Ampadu bëri një ndërhyrje kundër Ribery si lojtari i fundit, që detyroi gjyqtarin kryesorë ta nxirrte nga fusha e lojës më karton të kuq. Edhe pse rasti u shikua me VAR, përsëri kryesori i ndeshjes nuk ndryshoi mendim.
Për shumë tifozë ndëshkimi me karton të kuq i lojtarit ishte i padrejtë sepse mbrojtësi i Venecias bëri një ndërhyrje të saktë ndaj kundërshtarit, prandaj gjyqtari gaboi me të.
Videoja e postuar në rrjetet sociale nga klubi i Venezias, ka marrë vëmendjen e gjithë tifozëve të cilët nuk bien dakortë me rastin në fjalë.
Po ju si e gjykoni ndërhyrjen e Ampadu?
— Venezia FC (@VeneziaFC_EN) October 27, 2021
/f.a/abcnews.al