Një ndeshje, 9 gola, spektakël i paharrueshëm dhe Everton kalon në çerekfinale të FA Cup, pasi mundi Tottenham me shifrat 5-4 në shtesë, teksa koha e rregullt qe mbyllur 4-4.
115'
Everton 5-4 Tottenham
⚽Dominic Calvert-Lewin 36'
⚽⚽Richarlison 38',68'
⚽Gylfi Sigurdsson 43'(P)
⚽Bernard 97'
.⚽⚽Davinson Sanchez 4', 57'
⚽Erik Lamela 45'+3
⚽Harry Kane 83'#FACup #BoiplusUpdates pic.twitter.com/ZBcDu52CFB— BOIPLUS MEDIA (@BoiplusMedia) February 10, 2021
Davinson Sanchez shënoi në minutën e 3-të për Tottenham, por golit të tij Everton iu përgjigj me tre rrjeta. Calvert Lewin, Richarlison dhe Sigurdson shënuan për të kthyer shifrat në 3-1.
Në minutat shtesë të pjesës së parë Tottenham gjeti rrjetën me Lamela, duke ngushtuar në 3-2. Edhe pjesa e dytë nisi me golin e londinezëve, teksa Sanchez plotësoi dopietën dhe barazoi në 3-3.
Nuk kishte sesi të mbaronte me kaq sepse Everton gjeti golin e katërt me Richarlison, i cili e kishte të dytin personal në këtë sfidë. Por Tottenham nuk kishte “dhënë shpirt” dhe shënoi sërish me Kane në minutën e 83-të, duke barazuar shifrat në 4-4 dhe çuar ndeshjen në shtesë.
Shtatë minuta nga nisje e shtesës skuadra e Ancelottit gjeti golin e pestë dhe të nëntin të kësaj sfide, duke fiksuar shifrat në 5-4.
Më parë u Sheffield United fitoi me shifrat 1-0 ndaj Bristol City dhe Leicester City mundi të kualifikohej në çerekfinale të Kupës së Anglisë falë golit të Kelechi Iheanacho në minutën e katërt në betejën me Brighton. /abcnews.al