PSV ndodhej në krizë dhe nuk kishte fituar asnjë prej gjashtë ndeshjeve të fundit mes kampionatit dhe Europa League. Ndryshe po ndodhe sot në përballjen shtëpiake kundër Heerenveen. PSV e ka mbyllur në avantazh të dyfishtë pjesën e parë.
Steven Bergwijn është autori i dy golave, njëri më i bukur se tjetri. 22-vjeçari zhbllokoi ndeshjen me një gjuajtje super në minutën e 17-të. Bergwijn realizoi sërish në minutën e 37-të.
Veprim i bukur në krahun e majtë dhe tjetër konkretizim fantastik. Fitorja e konfirmon PSV-në në vend të tretë të kampionatit holandez me 27 pikë, teksa Ajaksi kryesues ndodhet 11 pikë larg. /abcnews.al