Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ 500 ndeshje për një Panenka, Rooney shtang portierin e Fulham

schedule10:30 - 22 Shkurt, 2020

schedule 10:30 - 22 Shkurt, 2020

Ish-sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, vazhdon të vendosë rekorde. Anglezi regjistroi mbrëmjen e djeshme ndeshjen e tij të 500 në Angli, ku arriti të shënojë dhe një gol. Ndeshja mes Derby dhe Fulham u mbyll në shifrat 1-1, ku ishte Mitrovic ai që i prishi festën Rooney.

Sulmuesi 34-vjeçar shënoi me penallti në minutën e 55 të takimit. Madje ish-kapiteni i kombëtares angleze e goditi në formën e Panenkës, diçka që nuk e kishte bërë asnjëherë në karrierën e tij. “E di që portierët i studiojnë penalltitë. Disa herë është e vështirë tu shënosh, por ishte një surprizë për portierin dhe për fatin tim të mirë topi përfundojë në rrjetë”, deklaroi Wayne pas ndeshjes.

Ky është sezoni i parë i Rooney në Angli pas aventurës në Amerikë. Ekipi i tij, Derby County, renditet në vendin e 12 me 45 pike, 8 pikë larg vendit të gjashtë, vend i cili të lejon të luash në Play-Off për tu ngjitur në Premier League. Sulmuesi veteran numëron 796 minuta lojë në Championship, ku ka shënuar dhe 3 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!