VIDEO/ 5 golat e pavdekshëm, si Maradona i fitoi zemrat e tifozëve

schedule20:24 - 25 Nëntor, 2020

schedule 20:24 - 25 Nëntor, 2020

Diego Armando Maradona nuk jeton më. Një arrest kardiak e bëri edhe atë tokësor. Si futbollist sigurisht është e vështirë ta krahasosh me ndonjë tjetër. Ishte unik, në çdo aspekt, edhe nëse jashtë fushe e bënte ndonjë mëkat. Ndoshta njerëzit e donin më shumë edhe prej atyre gjërave jo normale.

Gjithsesi, zemrat e njerëzve ai i pushtoi falë talentit të madh që kishte në këmbën e tij. Jetoi pak më shumë se 60 vite, ndërkohë që golat e shënuar i ka të shumtë. Para disa kohësh FIFA nuk ka ngurruar të veçojë edhe pesë më të bukurit që ai ka realizuar.

Për golat e tij nuk ka nevojë për ndonjë koment, sikurse nuk ka dyshime se golat e shënuar në Botërorin 1986, kur Argjentina u shpall kampione bote, janë më të shumtit në këtë listë. I pesti është një kundër Itali, ndërsa për të katërtin duhet të kthehemi në Botërorin e vitit 1982 kur i realizonte Hungarisë.

Goli i tretë më i bukur? Ai që i shënoi Greqisë dhe që tërhoqi vëmendjen. Ishte Botërori i vitit 1994 dhe Maradona më pas u testua për doping dhe u zbulua se kishte përdor lëndë narkotike. Rikthehemi te Botërori 1986 dhe driblime dehëse, me Belgjikën që pësoi golin e dytë më të bukur të Maradonës. I pari? Dihet dhe në Angli ku thuhet se futbolli është shpikur, me siguri nuk e harrojnë kurrë. Nuk është “Dora e Zotit”… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!