Xherdan Shaqiri ka vendosur të përfaqësojë Zvicrën, por origjinën nuk e mohon dot. Në fakt as nuk ka tentuar ta bëjë diçka të tillë, edhe pse në Kosovë e Shqipëri nuk kanë qenë shumë dakord me të me vendimin e marrë.
“Xhuxhi magjik” herë pas here i ka bërë krenarë shqiptarët me arritjet e bëra. Të dalësh kampion Europe me klube, të marrësh pjesë në Botëror e Europian nuk është diçka që i ndodh kujtdo.
Shaqiri i ka arritur dhe tani përfshihet në një garë të UEFA-s, që ka veçuar pesë gola akrobatikë të shënuar gjatë kampionateve europiane.
Sulmuesi i Liverpool garon me emra të mëdhenj si Zlatan Ibrahimovic e Antonio Conte, si dhe me sulmues të njohur si Mario Balotelli. Sigurisht shqiptarët kanë vërshuar dhe po votojnë për Shaqirin. / abcnews.al
? 5 incredible EURO acrobatic goals!
Pick 1⃣❗️ pic.twitter.com/N38cn4ZqU6
— UEFA Nations League (@EURO2024) June 18, 2020

