Eden Hazard më në fund ka shënuar me fanellën e Real Madrid. Sulmuesi ndëshkoi skuadrën e Huesca në minutën e 40-të të takimit, me një goditje të fortë nga distanca.
Belgu, i cili më shumë kishte mbetur në infermieri, për herë të parë dhe të fundit me spanjollët kishte realizuar në kampionat 392 ditë më parë.
Hazard kishte shënuar më datë 5 tetor kundër Granada, në një ndeshje që mbyllej me rezultatin 4-2 në favor të Real Madrid.
Për t’u kthyer te ndeshja e sotme, kampionët e Spanjës në minutën e 45-të shënuan edhe golin e dytë përmes sulmuesit Karim Benzema. /abcnews.al
https://streamable.com/bemv5e