Talenti i Manchester United, Daniel James, kishte plot 33 ndeshje pa shënuar. Uellsiani u transferua në verë te “Djajtë e Kuq” dhe e nisi aventurën e tij në mënyrë të shkëlqyer, duke shënuar që në debutim në atë fitore 4-0 kundër Chelsea.
Me kalimin e ndeshjeve, forma e Daniel James ra ndjeshëm dhe 21 vjeçari, e humbi dhe vendin e titullarit, me trajnerin Solskjaer që e uli shpeshherë në stolin e rezervave.
Sot, në takimin e Europa League përballë LASK Linz, James e nisi titullar dhe në minutën e 58-të, gjeti golin e shumëpritur. Pas 33 ndeshjes pa shënuar, James më në fund gjeti rrjetën, duke çuar provizorisht 0-2 shifrat në favor të United. Një gol shumë i rëndësishëm për uellsianin, që shpreson të rikthehet te golat dhe te forma e mirë./abcnews.al
Great finish from Daniel James to make it 2-0! #MUFC pic.twitter.com/AbnIjjuXb6
— United Zone (@ManUnitedZone_) March 12, 2020