Irlandë e Veriut-Norvegji është një nga sfidat e mbrëmjes së sotme në Nations League. Dueli që po luhet në Belfast ka nisur “zjarr”, teksa janë shënuar tre gola në shtatë minutat e para.
Vikingët kaluan në avantazh në minutën e dytë me anë të Elyounoussi, por McNair riktheu baraspeshën në minutën e gashtë.
Golat nuk u ndalën dhe 60 sekonda më pas Norvegjia kaloi sërish në avantazh. Erling Haaland, i cili realizoi në debutim tre ditë më parë ndaj Austrisë, ka shënuar një eurogol.
Goditje fluturimthi me të majtën e yllit të Dortmund dhe asnjë shans për portierin vendas, që sheh “predhën” të ndalet në trekëndëshin e portës së tij. /abcnews.al