Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen mes Konyaspor dhe Malatyaspor, sfidë e vlefshme për javën e tetë të kampionatit turk. Portieri i Konyaspor është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 20 sekondash lojë, për shkak të një gabimi të pabesueshëm.
Topin e parë nga qendra e nisi ekipi i Konyaspor dhe mbrojtësi Turan e shkelmon sferën përpara. Miqtë e Matalyaspor rikuperojnë topin dhe nisen menjëherë në kundërsulm. Një pasim i gjatë po gjente sulmuesin Jahovic, por portieri Kirintili del nga zona e tij dhe e kap topin me dorë, duke mos u shqetësuar aspak për pozicionin e tij.
Pas pak sekondash paqartësie, portieri e kupton se kishte bërë një gabim trashanik dhe kur gjyqtari i tregon kartonin e kuq, largohet pa asnjë polemika nga fusha e blertë. Gabime të tilla jemi mësuar t’i shikojmë në ligat amatore, por ja që ka ndodhur dhe në elitën e futbollit turk./abcnews.al
Konyaspor-Yeni Malatyaspor maçının 20. saniyesinde kaleci Serkan Kırıntılı kırmızı kart gördü. pic.twitter.com/3yhGg46RaX
— GOAL FORZA (@goalforza) October 21, 2019