Një adoleshent i guximshëm është futur në një vrimë, 2 metra të thellë në një shkëmb gjigant për të tërhequr një qengj të bllokuar.
Corban Deniz ishte në tokën bujqësore të familjes në Zelandën e Re, me babanë e tij Brendan, 46-vjeçar dhe motrën Kati, 17-vjeçare, kur gjyshi i tij iu tha atyre se një dele e shqetësuar po zvarritej rreth një shkëmbi.
14-vjeçari tha se fillimisht kontrolluan vrimën e vogël, por pavarësisht se dëgjuan blegërimën e deleve, ata nuk dëgjuan asgjë nga brenda.
Sidoqoftë, një ndjenjë i bëri ata të gërmojnë për të zgjeruar hapjen dhe të nxirrnin qengjin, i cili besohet të ketë ngecur aty nga 12 deri në 18 orë. /abcnews.al