VIDEO | 14 vite më parë, si Thierry Henry “tallej” me Realin e Madridit

schedule09:39 - 21 Shkurt, 2020

schedule 09:39 - 21 Shkurt, 2020

Legjendë e futbollit, goleador i lindur dhe një nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave: Thierry Henry në vitet e tij të arta, ishte padiskutim një ndër futbollistët më të mirë në botë dhe paraqitjet e tij në fushën e lojës, bënë që shumë njerëz të binin në dashuri me sportin më popullor në planet.

Ndeshje të paharrueshme ka shumë për Thierry Henry, por ajo kundër Real Madrid në Santiago Bernabeu në vitin 2006, mbetet epike. Kapiteni i Arsenalit shënoi golin e vetëm në fitoren 0-1 të “Topçinjve”, duke shmangur Ronaldo Fenomenin, Gutin dhe Sergio Ramos, për të ndëshkuar më pas Casillas.

Përveç golit, Henry mbajti përpara skuadrën e Arsenalit deri në minutat e fundit, pasi po vuanin ndaj një Reali të frikshëm, të mbushur me galaktikë! Një sprint i legjendës franceze tregon qartë të gjitha aftësitë që Henry kishte brenda fushës së lojës, duke luajtur futboll thuajse pa u munduar fare. Video më poshtë, ka marrë mbi 3.5 milion shikime…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!