Ka nisur derbi Everton-Liverpool dhe goli i parë ka ardhur shumë shpejt. 134 sekonda i kanë mjaftuar kampionëve të Jurgen Klopp për të ndëshkuar ekipin e Carlo Ancelottit.
Aksion i bukur i “The Reds”, driblim dhe asist i Robertson nga krahu i majtë dhe finalizim i Sadio Mane, i cili mposhti Pickford me një goditje të fortë.
Goli i katërt në kampionët për sulmuesin nga Senegali dhe avantazh shumë i rëndësishëm për Liverpool. /abcnews.al