Pas 120 minutash luftë sportive mes Norëich dhe Manchester United, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e FA Cup, kanë qenë “Djajtë e Kuq” ata që kanë avancuar më tej, duke prerë biletën për në Ëembley.
Djemtë e Solskjaer janë në një formë të mirë, por kundër “Kanarinave” të motivuar, e patën të vështirë të fitonin. Ighalo shënoi golin e parë për United, në minutën e 51-të të sfidës.
Norëich barazoi me anë të Cantëell në minutën e 75-të dhe ky gol, i çoi skuadrat në shtesë. Vetëm 2 minuta nga fundi i të gjithë takimit, Maguire shënoi sërish për United, duke vendosur rezultatin final të sfidës në 1-2./abcnews.al
?✈️ Your captain for the journey to Wembley ©️#MUFC #FACup pic.twitter.com/JCwPlDIDXW
— Manchester United (@ManUtd) June 27, 2020