VIDEO/12 vite pa prerë flokët, kush është fituesja e rekordit Guinness

schedule19:26 - 15 Prill, 2021

schedule 19:26 - 15 Prill, 2021

Një grua që vendosi rekordin botëror Guinness për flokët më të gjatë të një adoleshente, preu flokët e saj për herë të parë që nga mosha 6 vjeçe.

18-vjeçarja Nilanshi Patel, një banore e Gujarat të Indisë, dhuroi flokët e prerë për t’u shfaqur në muzeun e Los Angeles, “Ripley’s Belive it or Not”.

Ajo së pari vendosi rekordin Guinness për flokët më të gjatë të një adoleshenti kur ishte 16 vjeçe dhe flokët e saj ishin 5 metra të gjatë. Flokët e saj u matën vetëm disa ditë para ditëlindjes së saj të 18-të dhe ajo theu rekordin e saj për herë të dytë me flokë të matur 6 metra të gjatë.

“Flokët e mi më dhanë shumë, pasi për shkak të tyre unë jam e njohur si ‘Rapunzel i jetës reale'”, tha Patel.

Ajo tha se kishte menduar të dhuronte flokët e saj për të bërë paruke për fëmijët me kancer, por nëna e saj e bindi atë që duhej të shfaqej për të frymëzuar të tjerët.

Nëna e saj, Kaminiben Patel, tha se do të dhuronte flokët e saj në programin e parukeve të kancerit nëse vajza e saj i dhuronte ato për shfaqjen e muzeut.

“Unë e dua modelin tim të ri. Ndihem krenare që do t’i dërgoj flokët në muzeun amerikan, njerëzit do të shohin dhe do të frymëzohen nga flokët e mi, “tha Patel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!