Boksi i peshave të mesme rezervoi një duel tejet të luftuar mes kampionit të botës Demetrius Andrade dhe kundërshtarit nga Uellsi, Liam Williams. Në fund të 12 raundeve, të tre gjyqtarët i dhanë fitoren e 30-të në karrierë, amerikanit Andrade.
Andrade shënoi një “knockdown” në raundin e dytë, por nuk mundi të sigurojë fitoren me nokaut, pasi Williams tregoi se mund t’i rezistonte furisë së vazhdueshme të grushteve të Andrade.
?Demetrius Andrade came out firing early and got the victory by unanimous decision. (@autozone) pic.twitter.com/uuvowCrUDK
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) April 17, 2021
Me këtë fitore, i pamposhturi Andrade hedh sytë nga emrat e mëdhenj të divizionit të peshave të mesme si kampionët Golovkin, Murata, Charlo ose Munguia. / abcnews.al