VIDEO/ 11 vite më parë i jepnin shansin e madh, Valdet Rama i ndëshkon

schedule09:56 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 09:56 - 1 Dhjetor, 2020

Valdet Rama krijoi entuziazëm të madh te tifozët shqiptarë kur debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në marsin e vitit 2013. Lojtari i shpejtë, driblues dhe me aftësi për ta dërguar topin në rrjetë.

Te Valladolid shkëlqeu, me kombëtaren ka realizuar 3 gola në 15 ndeshje, por më pas nisën problemet dhe 33-vjeçari sot luan te Meppen, skuadër e divizionit të tretë të futbollit gjerman.

Ditën e djeshme ai ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën shtëpiake ndaj Ingolstad, skuadër me të cilën për herë të parë luajti në Bundesliga 2 dhe që i dha mundësinë të spikaste 11 vite më parë e të kalonte në elitën e futbollit gjerman te Hannover 96.

Sulmuesi anësor nga Mitrovica dërgoi topin në rrjetë në minutën e 23-të, me Meppen që mori pikët maksimale falë triumfit me rezultatin e pastër 2-0. Rama shmangu portierin dhe shënoi, ndërkohë që për të është goli i dytë sezonal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!