Ushtarët shqiptarë në të gjithë botën urojnë 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në ditën e Flamurit, simboli kombëtar valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një video të postuar në Facebook, përcjell urimet e ushtarëve shqiptarë nëpër botë.
“108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë ?? valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB.
#GëzuarShqipëri?
#KrenariPërFA??
#faleminderitpërshërbimin”, shkruan Xhaçka.e.su.a/abcnews.al