Ishte ndoshta aksioni i fundit dhe skuadra e tij po humbiste nga Labërisë, por Alesio Kolonja kishte ruajtur energji për të bërë sprintin dhe golin më të veçantë për të.
Pas një goditjeje këndi, ai ka marrë topin në zonën e skuadrës së tij, Butrintit, dhe ka marshuar deri te porta e ekipit vendas.
Kolonja është treguar i saktë dhe e ka dërguar topin në rrjetë, duke e ndëshkuar Labërinë. Festë e ligjshme, edhe pse Butrinti u mposht. /abcnews.al