Të gjithë prisnin që Tottenham të reagonte pas humbjes poshtëruese kundër Bayern Munchen në Champions, por Spurs janë zhytur në një krizë më të thellë. Ekipi i Pochettinos humbi 3-0 përballë Brighton në transfertë.
10 gola të pësuar brenda katër ditësh janë shumë, ndërsa kjo ishte humbja e tretë në kampionat për Spurs. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe për miqtë. Hugo Lloris kreu një gafë që në minutën e tretë.
Brighton e shfrytëzoi mundësinë dhe shënoi, teksa portieri francez u dëmtua dhe i la vendin argjentinasit Gazzaniga. Tottenhami nuk reagoi dhe vendasit dyfishuan me anë të Connolly. Irlandezi përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes mike. Ai shënoi sërish në mesin e pjesës së dytë, duke vulosur fitoren dhe festën vendase. /abcnews.al
Brighton – Tottenham 3-0
(Maypay 3’, Connolly 32’, 65’)