Me sa duket, Vidalit i mungon aq shumë Champions League, sa nuk ka humbur asnjë ndeshje duke i parë në televizor.
Fakti është se Arturo Vidal, mesfushori i Paranaense dhe ish-lojtari i Interit dhe Juves, jo vetëm që ka ndjekur të gjitha ndeshjet të martën dhe të mërkurën në Champions, pork a marrë guximin të shprehë mendimet e tij personale të ashpëra ndaj Milanit kryesisht.
“Milan-Newcastle ishte ndeshja më e keqe në historinë e Champions League, jo si ajo mes Shakhtar dhe Portos e cila ishte e mrekullueshme. Ata idiotët e Milan janë me fat, vetëm dinin të vraponin. Neëcastle duhet të bënte më shumë, ishte ndeshja e tyre e parë në Champions, duhet të fitonin.
City? Ata ishin të mërzitshëm në fushën e lojës, si gjithmonë. Te ndeshja PSG-Dortmund më pëlqeu vetëm pjesa e dytë, por në të parën më zuri gjumi”, është shprehur hapur Vidal./h.ll/abcnews.al