Arturo Vidal kreu një operacion më datë 12 mars në menisk dhe po bën të pamundurën për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të Antonio Contes. Mesfushori kilen ka një kontratë deri në verën e vitit 2022 me Interin, teksa ofertat nuk i mungojnë.
Agjenti i 34-vjeçarit latin, Fernando Felicevich flet për GDS rreth së ardhmes së “luftëtarit” 33-vjeçar dhe objektivave të tij. Rikthimi në fushë është afër, diçka që e konfirmon edhe Felicevich. “Sigurisht që nuk mungojnë ofertat për një futbollist të kalibrit të Vidal, por nuk do të largohet nga Interi.
Arturo dëshiron të fitojë titullin kampion në Itali, ndërsa sezonin e ardhshëm do të tentojë të fitojë Champions League. Dëmtimi? Së shpejti do të rikthehet në fushë“, deklaroi menaxheri i mesfushorit të skuadrës që kryeson Serie A. /abcnews.al