Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, është rikthyer të flasë për Andrea Pirlon dhe Juventusin. Lojtari kaloi tre sezone tek bardhezinjtë, por tashmë ai i ka kundërshtarë ata dhe për këtë është disi i çuditur. Gjatë intervistës së tij për “Corriere dello Sport”, Vidal pyetet dhe për një krahasim mes Ronaldos dhe Messit, të cilën ai refuzon ta japë.
“Jam vërtet i lumtur për Andrean dhe që filluar një aventurë të re në karrierën e tij. Ai është një djalë i mirë dhe nuk i kemi humbur kontaktet mes nesh. Në fakt është pak e çuditshme për mua që të ndeshem me Juventusin me fanellën e Interit, por si gjithmonë unë do të jap më të mirën në fushë kushdo qoftë kundërshtari”, deklaron kiliani.
“Messi apo Ronaldo? Nuk ka krahasim. Messi është nga një planet tjetër. Unë me atë jemi bërë miq të ngushtë dhe mendoj se do të jetë një miqësi që do të zgjasë përgjithmonë. Realisht nuk e di nëse Leo do të largohet nga Barcelona, por shpresoj që ai të ndihet i lumtur dhe të marrë një vendim me zemrën e tij”, përfundon Vidal. /abcnews.al