Vidal i Interit për qindarka, pse Antonio Conte ishte fiksuar pas tij

schedule09:57 - 20 Shtator, 2020

schedule 09:57 - 20 Shtator, 2020

“Me Arturon në fushë mund të shkosh në luftë kundër kujtdo”. Janë fjalët e Antonio Conte për Vidal, mesfushorin të cilin Interi ia bën dhuratë teknikut për vetëm 1 milion euro. Barcelona dhe zikaltrit e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe sot kiliani pritet të zbarkojë në Milano.

Akordi për kushtet personale është gjetur më parë dhe Vidal do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me opsion për ta zgjatur bashkëpunimin edhe një sezon tjetër. Mesfushori do të përfitojë 6 milion euro në sezon dhe kështu Conte do të ketë muskuj dhe eksperiencë në dispozicion.

Inter ndërkohë po tenton të marrë edhe Darmian nga Parma dhe kësaj lëvizje ia hap rrugën transferimi i Antonio Candreva te Sampdoria. Marrëveshja është pranë dhe zikaltrit pritet të përfitojnë 4 milion euro, kurse për anësorin e majtë klubi nga Xhenoa ofron kontratë 3-vjeçare me pagë 1.5 milion euro në sezon. /abcnews.al