Vidal gjen akordin me Interin, problem mbetet kontrata me Barcelonën

schedule13:01 - 1 Shtator, 2020

schedule 13:01 - 1 Shtator, 2020

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, po bën gjithçka që të prishë kontratën e tij me klubin blaugrana. Kiliani nuk është më i lumtur në Katalonjë dhe nuk beson më në projektin e drejtuesve. Nga kjo situatë ka përfituar Interi, i cili ka disa kohë që e kërkon Arturon.

Madje sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, lojtari ka gjetur dhe akordin me zikaltrit. Ish-mesfushori i Juventusit pritet të firmosë për dy vite me Interit, me opsionin për të rinovuar dhe për një vit tjetër.33-vjeçari do të përfitojë plot 6 milionë euro në sezon dhe Antonio Conte shpreson që ta ketë në dizpocion lojtarin në datën 7 shtator, atëherë kur startojnë dhe përgatitjet për sezonin e ri.

Tashmë gjithçka varet nga Vidal nëse do të arrijë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Barcelonës, për tu larguar me parametra zero. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, mesfushori foli shumë ashpër për sa i përket politikave të klubi. Ai i akuzoi se një klub si Barcelona nuk mund të prentendojë trofe me vetëm 13 lojtarë profesionistë në skuadër. Tashmë pritet për tu parë se çfarë do të ndodhi me të ardhmen e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!