Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, ka konfirmuar se ishte Antonio Conte arsyeja kryesore se përse iu bashkua zikaltërve. Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, lojtari ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e tij si dhe tregon objektivat që ka në Milano
“Unë zgjodha Interin sepse ata kanë një projekt serioz dhe një trajner që kërkon gjithmonë të fitojë. Ky ekip arriti në finalen e Europa League sezonin e kaluar sepse lojtarët janë të uritur për tituj si kanë çdo mundësi për të arritur diçka të rëndësishme.
Jam këtu mbi të gjitha për Conten. Ne kaluam tre vite fantastike te Juventusi dhe ishte një eksperiencë e paharrueshme. Ai më kërkonte gjithashtu dhe klubi bëri të pamundurën që unë të vija këtu”, deklaron kiliani.
“Conte është i njëjti trajner që ishte tek bardhezinjtë. Ai e dashuron futbollin dhe e transmeton pasionin dhe dëshirën e tij për të fituar dhe tek lojtarët. Bëhet shumë nervoz kur ti bën një gabim dhe ta thotë atë në fytyrë, para të gjithëve.
Unë isha i lumtur te Barcelona, por gjërat ndryshojnë dhe unë vendosa që të vija këtu. Jam shumë entuziast për ta fituar sërish Serie A dhe ëndërroj për trofeun e Champions League, të cilin do ta bëj dhe tatuazh nëse e fitoj”, përfundon Vidal. /abcnews.al