Vidal: Dikush duhet të tërhiqej, unë dhe Bravo nuk do jemi kurrë miq!

schedule12:49 - 29 Tetor, 2019

schedule 12:49 - 29 Tetor, 2019

Arturo Vidal është rikthyer pas dy vitesh të flasë për problemet me Claudio Bravon. Kili nuk arriti të kualifikohej në Botërorin Rusi 2018 dhe në vendin latin shpërthyen kritikat.

Gruaja e portierit të Manchester City dhe kombëtares, akuzoi disa lojtarë të Kilit, sidomos Vidal, se ishin paraqitur në gjendje të dehur në stërvitje. Raporti mes Bravos dhe “luftëtarit” të Barcelonës u thye përfundimisht.

Vidal ka dhënë një prononcim për El Mercurio, duke zbuluar mendimin aktual në lidhje me atë ngjarje. Kombëtarja vjen e para, por ai dhe portieri nuk do të jenë më kurrë miq me njëri tjetrin.

Dikush duhet të tërhiqej dhe të bënte një hap pas, por nuk isha unë ai. Nuk e kam patur problem faktin që e takova përsëri me të. Jemi stërvitur pa e patur mendjen te raporti mes nesh. Kombëtarja vjen para së gjithave. Unë dhe Claudio Bravo nuk jemi miq dhe nuk kemi për të qenë kurrë. Dikur flisnim dhe unë ia thoja gjërat në fytyrë. Jam burrë dhe nuk kam frikë për të shprehur mendimin tim“, përfundon Arturo Vidal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!