Interi ka një plan të qartë dhe nuk dëshiron të Ministojë në merkato me lojtarë në moshë. “Sport” në Spanjë raportonte se zikaltrit po tentojnë të afrojën Arturo Vidal dhe Ivan Rakitic, futbollistë këta mbi 30 vjecc. Sigurisht ndonjë prej tyre do t;i bënte punë klubit italian, por nuk janë gati të paguajnë për kartonin e tyre.
Corriere Dello Sport raporton se për mesfushën dëshira për merkaton janë dy prej lojtarëve më të spikatur në Serie A, Sandro Tonali dhe Gaetano Castrovilli. Mesfushori i Brescias vlerësohet me 50 milionë euro dhe janë disa klubet që e duan, ndërkohë qe edhe Castrovillo i Fiorentinës është kthyer në një objektiv edhe për Napolin.
Interi nuk i ndahet një tjetër shënjestër dhe ai është Federico Chiesa. Gazeta italiane shkruan se Interi vetëm për këta lojtarë mund të vendosë të shpenzojë shifra të konsiderueshme, pasi do të ishin një investim për të ardhmen. Gjithsesi Conte në janar e do një mesfushor qendre, pasi alternativat janë të pakta. /abcnews.al