Victoria Beckham po përballet me kritika të ashpra në rrjet. Shkak për këtë është bërë një modele që ka marrë pjesë në koleksionin e ri të të brendshmeve, e cila duket shumë e vogël. Stilistja 48 vjeçare postoi një foto të modeles së quajtur, Morgan Porter.
Morgan, e cila është 19 vjeç, ka nënshkruar me Storm Models dhe ka realizuar fushata për Louis Vuitton. Edhe pse Morgan është në të vërtetë 19 vjeç, njerëzit menduan se ajo të paktën dukej shumë e re. “Modelja është shumë e re. Krejtësisht e papërshtatshme.’, shkroi një ndjekës.
Kjo nuk është hera e parë që stilistja dhe nëna e katër fëmijëve është kritikuar për zgjedhjen e saj të modeleve. Në vitin 2019 njerëzit kritikuan markën për një modele shumë të dobët, për të cilën thanë se po promovonte një imazh të pashëndetshëm trupi.
/abcnews.al