“Vëzhguesit tanë në çdo qendër numërimi”, Abazi: E vërteta qëndron brenda kutive, jo në “Exit-polle”

schedule20:46 - 25 Prill, 2021

schedule 20:46 - 25 Prill, 2021

Boiken Abazi, i cili kandidon si i pavarur në Tiranë, pas mbylljes së procesit të votimit është shprehur se integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve. Në një postim në Facebook, Abazi shkruan se vëzhguesit e LVV janë pranë çdo tavoline në çdo qendër numërimi dhe nuk do të lejojnë manipulim të procesit.

Sipas Abazit, e vërteta nuk është nëpër “exit-poll-e” por brenda kutive të votimit.

POSTIMI

“Integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët kanë mbështetur kandidatët e pavarur. Vëzhguesit tanë janë pranë të gjitha tavolinave në çdo qendër numërimi dhe nuk do lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje. E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit, dhe e vërteta do na çojë përpara.” sb/abcnews.al/

Integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët kanë mbështetur kandidatët e pavarur….

Posted by Boiken Abazi on Sunday, April 25, 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!