Vëzhgonte lëvizjet e Hekuran Billës, gjykata lë në burg Sebastian Malin

schedule11:08 - 21 Qershor, 2020

schedule 11:08 - 21 Qershor, 2020

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg , 22 vjeçarin Sebastian Malin i dyshuar se ka marrë pjesë në  vrasjen e Hekuran Billën, mbrëmjne e 11 qershorit në Tiranë.

Sipas policisë në momentin e arrestimit, të riut i janë gjetur dhe sekuestruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

LEXO EDHE: “Po blija bluze te Kristali”, Sebastian Mali del sot para gjykatës

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për Abc News, se Mali në këtë seancë siç ka dëshmuar dhe më parë se nuk ka lidhje në këtë vrasje për shkak të gjakmarrjes dhe armëmbajtjes pa leje, por provat që e implikojnë këtë person në ngjarje janë të njëta me ato që e implimentojnë dhe dajën e tij në këtë vrasje.

Ndërkohë nesër pritet që para gjykatës të dalë Viktor Marku, i arrestuar para dy ditësh në Malin e Zi,që është dhe vëllai i Prel Markut, i vrarë vite më parë në Britani nga 40 vjeçari Hekuran Billa.

22-vjeçari, që akuzohet për vrasjen e 40 vjeçarit në kryeqytet, është nipi i Prelë Markut (djali i motrës), të cilin Billa e ekzekutoi në Angli disa vite më parë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal, ku 40 vjeçari Hekuran Billa nga Kukësi, është vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij tip “BMË” X6. Billa, është dënuar për vrasje të Prel Marku, 22 vjeç, në Park Royal në Londër, më 14 tetor 2006.

Ai ka qenë i përfshirë në bandat shqiptare të cilat operonin në fushën e trafikut të qenieve njerëzore, dhe në prostitucion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!