Vettingu në polici, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Presidentit

schedule16:40 - 6 May, 2019

schedule16:40 - 6 May, 2019

Me shumicë votash, Komisioni i Sigurisë rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për shqyrtim ndryshimet në ligjin për Vetingun në radhët e policisë.

Arsyetimi kryesor i kreut të shtetit ishte se ky proces mund të ndikohej politikisht në kushtet kur shërbimi për ceshtjet e brendshme dhe ankesave, që është në varësi të ministrit të brendshëm merr një peshë të madhe vendimarrjeje.

I pranishëm në komision ishte edhe minsitri e Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili pohoi se nuk mund të pranonte argumentet e kreut të shtetit dhe se ndryshimet në ligj janë bërë për reduktuar kohën e vetingut në polici.

Me këto ndryshime në vetingun në polici, Lleshaj shtoi se u bë me argumentin për të kursyer rreth 3 milionë dollarë nga Buxheti i Shtetit. Më herët, në parlament ndryshimet janë kundërshtuar edhe nga ish ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili inicioi këtë proces./ABC News Albania 24/7