Komisioni i Jashtëmi Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë drejtorin e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, Eduart Merkaj.
Trupa e vlerësimit e përbërë nga Sonila Kadarej, Luljeta Qoku dhe Ledian Rusta konstatuan dhe deklaruan se nga hetimi administrativ i drejtorit të departamentit të Kufirit dhe Migracionit Eduart Merkaj, rezulton pa problem në të tre komponentët e vlerësimit.
Kështu Merkaj u konfirmua në detyrë, duke kaluar me sukses procesin e vettingut./abcnews.al