Vettel pa kontratë, flet Todt: Me fat ekipi që siguron firmën e tij

schedule22:19 - 21 Maj, 2020

schedule 22:19 - 21 Maj, 2020

Presidenti i FIA, Jean Todt, i ka thurur elozhe pilotit gjerman, Sebastian Vettel. Ky i fundit nuk ka rinovuar me Ferrarin dhe do të largohet. Aktualisht, katër herë kampioni i botës është pa kontratë dhe e ardhmja e tij, mbetet mister.

Gjithsesi, Todt beson se çdo ekip që siguron firmën e 32 vjeçarit, duhet konsideruar me fat. “Sebastian Vettel është një ndër pilotët më të aftë që ka vendosur duart në timon.

E kam dëgjuar njoftimin që do të divorcohet me Ferrarin, por ai do të ketë shumë mundësi të tjera për të vazhduar karrierën. Çdo skuadër që merr firmën e tij, do të jetë me fat”, u shpreh bosi i FIA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!