Skuderia Ferrari dhe piloti gjerman, Sebastian Vettel, pranuan me dakordësi që të ndërpresin bashkëpunimin e tyre kur kontrata e pilotit të skadojë, në vitin 2021. 24 orë më vonë, duket se është gjetur dhe pasuesi.
Bëhet fjalë për pilotin Carlos Sainz, i skuderisë McLaren. 25 vjeçari piloton në elitën e garave me makina që nga vitit 2015, vit ku debutoi që në moshën 20 vjeçare. Ai pritet të marrë uniformën e Vettel dhe të tentojë të shpallet kampion bote me skuderinë italine.
Gjithsesi, SkySport raporton se Sainz shihet si numri 2 i skuadrës, pasi Ferrari do t’i japë besim të plotë talentit Charles Leclerc. 22 vjeçari nga Monako ka besimin e drejtuesve të “kokëkuqes” dhe pritet të marrë rolin e liderit, sapo Vettel të largohet./abcnews.al