Nëse deri dje pasi konsumonit qershitë, bishtat e tyre i hidhnit atëherë këtë nuk duhet ta bëni më. Bishtat e qershive kanë veti të mëdha kurative si dhe përdoren në formën e çajit, i cili shëron dhe parandalon një sërë sëmundjesh.
Bishtat e qershive parandalojnë formimin e gurëve në veshka, shërojnë infeksionet urinare, pastrojnë gjakun si dhe ndihmojnë në uljen në peshë. Si ta përgatisni çajin nga bishtat e qershive?
Pasi janë tharë bishtat e qershive, vloji në një tenxhere në të cilën ke hedhur më parë 1-2 gota ujë. Lëre të vlojë për disa minuta dhe pije për disa ditë rresht. E rëndësishme është që çaji duhet të qëndrojë për disa orë dhe pastaj të kullohet. /abcnews.al