Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish për vetingun duke theksuar se ta pastrojë politikën nga llumi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Basha thekson se politikanët e korruptuar dhe oligarkët janë bashkë kundër ndryshimit dhe kundër PD. Kryedemokrati shkruan se ata e duan Shqipërinë në gjunjë por nuk do të arrijnë tja dalin.
Më tej nënvizon se PD-ja do ta pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit, nga veset dhe pazaret e tyre.
“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit dhe pd. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin!Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset & pazaret e tyre. vettingnëpolitikë”, shkruan Basha. /abcnews.al